Sportistëve shqiptarë u vlon gj.ku, këtë herë e tregojnë forcën në hokej. Përballja mes Vankuverit dhe Montrealit, një derbi i cilësuar, nuk ishte pa shkëndija.
Kësaj radhe në rolet kryesore ishin lojtarët Juraj Slafkovsky dhe Arber Xhekaj nga Montreali dhe Luke Schenn nga Vancouver.
Pas një aksioni ka ndodhur një përballje mes hokeistëve të sipërpërmendur dhe më pas Arben Xhekaj ka nisur të zgjidhë me grushte problemet me Shceen. Gjyqtarët kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë ndarë hokejistët e përmendur.
Luke Schenn throws a hit on Juraj Slafkovský and Arber Xhekaj had something to say about it. 🥊 pic.twitter.com/CC4fujMM9o
— Sportsnet (@Sportsnet) December 6, 2022
21-vjeçari, Arber Xhekaj është me origjinë nga Kosova, por familja e tij prej shumë vitesh jeton në Kanada, ndaj nuk e ka pasur problem të vendosë se cilin sport do të stërvitet, duke qenë se hokej mbi akull është sport kombëtar në Kanada.
Së fundmi Granit Xhaka është vënë në qendër të vëmendjes në fushën e futbollit pas duelit mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit dhe tashmë Arber Xhekaj është treguar pak më i ashpër në fushën e hokejit.
Dueli i lartpërmendur mes Vankuverit dhe Montrealit përfundoi me rezultat 6:6 pas pjesës së rregullt të lojës dhe në fund Vankuveri fitoi pas kohës shtesë me 7:6.