Trajneri i njohur shqiptar: Anglia po deshi të eliminojë Francën, Southgate le të më marrë mua në telefon

Franca do të përballet ndaj Anglisë në çerekfinale. Para këtij takimi, ishte Ismet Munishi që ka dhënë një deklaratë për “RTV Dukagjini”.

Si gjithmonë i veçantë në deklaratat e tij, trajneri që luftoi me Ilir Dajën për titullin kampion në sezonin e shkuar, është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar Southgate që të eliminohet Franca.

“Lojtarët e Francës i shohim me Anglinë. Ai Southgate, po deshi të eliminojë Francën, të më thirri mua në telefon. Ai ka vetëm një problem, si të ndali Mbapen.

Dembele e humb topin vetë, del me topin jashtë fushe. Ky tjetri, Giroud, e pret ndonjë top në ajër, po ia ndërpreve oksigjenin, nuk ka se çfarë bën”, tha Munishi.

Nderkohe Paraqitjet e Neymar Junior në Kampionatin Botëror “Katari 2022” po e mahnitin trajnerin e njohur Ismet Munishi.

Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ai tha se “Neymar futet me luajte futboll. Neymar është i vetmi futbollist në këtë kampionat që po futet në fushën e gjelbër me luajte futboll. Po na kënaq edhe neve është kënaqësi me e pa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *