Prestigjozja spanjolle “AS” | Milani “peshkon” te Real Madrid: kontakte me agjentin!

Siç është përsëritur nga Tuttosport këtë mëngjes dhe siç është raportuar tashmë nga MilanNews.it ditët e fundit, Alessandro Florenzi është në Milanello në të njëjtin nivel me ekipin dhe po kryen seancat e trajtimit dhe terapisë per te kompletuar programin qe do ta rikthejnë atë në fushë, pasi dëmtimi i pësuar në fund të gushtit në Reggio Emilia kundër Sassuolos nuk ishte i lehte.

Florenzi mund të jetë në fushë në fillim të shkurtit. Pikerisht per kete arsye dhe per te mos u gjetur zbuluar, Milani i ka idetë e qarta per t’u fuqizuar dhe po sheh rrotull ne pritje te ndonje okazioni per ta zevendesuar ne te ardhmen…

Në këtë drejtim, Paolo Maldini dhe Frederic Massara po punojnë shumë për të siguruar që kuqezinjtë të rriten edhe më shumë ne pervoje. Mes shumë objektivave të merkatos, ka edhe disa për atë që ka të bëjë me repartin e mbrojtjes. Në fakt, Milanit do t’i duhej një lojtar i fortë dhe me shumë përvojë, i aftë për të qenë xhol në mbrojtje dhe te luaje disa pozicione si Florenzi.

Duket se drejtuesit e kuqezinjve kanë gjetur elementin e duhur dhe kane hedhur syte në Spanjë, pikërisht te Real Madrid. Vetëm verën e ardhshme, kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë një mundësi nga Real Madrid.

Sipas raporteve nga prestigjozja AS, në fakt, Milani do të kishte pasur tashmë kontakte për të nënshkruar me Nacho Fernández, kontrata e të cilit do të skadojë më 30 qershor 2023 dhe do te transferohej falas te kuqezinjte.

Nacho mund te luaje mbrojtes i djathte, qendror i djathte dhe i majte, por edhe mbrojtes krahu i majte. Edhe pse 32 vjec, ai ka ende shume per te dhene. Kete sezon ne La Liga ka luajtur vetem 7 ndeshje, ndersa jane 4 paraqitjet ne Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *