Vincenzo Morabito, ndërmjetësi që kontribuoi në operacionin që solli Olivier Giroud në Milano te kuqezinjte, komentoi kështu në Facebook rekordin e arritur nga kampioni kuqezi, i cili pasi shenoi ndaj Polonisë u bë futbollisti goleador me i mire i historise ne France sa i perket kombetares:
“Olivier Giroud shënon golin e parë të Francës kundër Polonisë. Blutë e Deschamps fitojnë 3-1 dhe kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Botës. Goli i 52-të ndërkombëtar i Giroud që kalon Henry-n dhe bëhet sulmuesi më produktiv në historinë e kombetares franceze.
Mbërrin në Milano dhe kërkon fanellën me numrin 9, atë që tifozët kuqezi e quajnë “mallkim”. Në Katar u përballën dy kuqezinjtë e fundit me numrin 9. Njëri, Giroud doli në fushë dhe shënoi, Piatek, mbeti në pankinë. Dallimi nuk janë numrat, por cilësia e lojtarëve.
Për mua ishte një nder të kontribuoja së bashku me mikun dhe partnerin tim Michael Manuelo për të sjellë Oliver në Itali. Ai ishte afër Interit, Juventusit dhe Lazios. Në fund bravo Maldini dhe Massara që besuan në të gjithë rrugën. Giroud është shembull për të gjithë futbollistët e rinj. Kultura e punës, profesionalizmi, pasioni dhe karriera zgjaten.
Edhe pse tridhjetë e gjashtë vjec, çdo stërvitje gjithmonë duke buzëqeshur. Shumë i zoti është edhe agjenti i tij historik Manuelo, i cili e ndoqi dhe e shoqëroi gjatë gjithë karrierës së tij. Çdo zgjedhje e menduar mirë, së bashku me Olivierin.
Zgjedhje që kanë vënë gjithmonë në vend të parë qetësinë e familjes së bukur të Giroud-it dhe cilësinë e klubit dhe të konkurrencës. Vendimi për të luajtur në Itali ishte i duhuri dhe Giroud në moshën 36-vjeçare është ende një sulmues që luan dhe shënon gola të rëndësishëm, vendimtar për Scudetton e kuqezinjve dhe deri tani për ta bërë Francën të fluturojë. Dëshira ime është fitorja e kësaj Kupe bote. Alez Olivier”.