“Mund të lëvizësh malet kur ke besim! Kush do ta kishte menduar 11 vite më parë…”

Duke folur në konferencën e përditshme të shtypit të Francës këtë pasdite, raportuar nga RMC, sulmuesi francez Olivier Giroud u ndal uke diskutuar faktin qe ndaj Polonise u bë golashënuesi me i mire i të gjitha kohërave të Les Bleus, pasi ka shënuar 52 gola dhe te fundit në fitoren e arritur nga Franca me dy gola te tjere te Mbappe…

Sulmuesi i Milanit tani ka kaluar Thierry Henry dhe eshtë në tre gola në turne deri më tani, pikerisht pasi ishte vendosur si rezerve e Benzema por demtimi i sulmuesit te Real Madrid ka ndryshuar gjithcka dhe bomberi i Milanit eshte bere i domosdoshem…

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe i Chelseat shpjegoi se arritja e rekordit e bëri atë të kuptonte se sa vite kishin kaluar që nga fillimi i tij i parë te Franca – njëmbëdhjetë vjet më parë, në moshën 25-vjeçare – se kishte pasur ulje dhe ngritje dhe se si ai donte tani të jetë shembull për lojtarët e rinj.

“Kam mbërritur në kombëtaren franceze në moshën 25-vjeçare. Nëse kjo mund të jetë shembull për ata që kanë pasur një udhëtim të pazakontë, do të ishte një burim krenarie. Gjithmonë duhet të besosh në aftësitë e tua, mund të lëvizësh malet. Jam krenar që jam këtu, por nuk dua të qëndroj në 52 gola”.

Giroud arriti në përfundimin se ai ishte “lehtësuar” nga goli i tij i 52-të dhe se ishte e rëndësishme për veten që të kthehej në rrugën e duhur në karrierën e tij ndërkombëtare.

Adrien Rabiot, mesfushori i Francës dhe Juventusit, bëri disa deklarata për L’Equipe, duke u ndalur edhe te Olivier Giroud: “Rruga që ai ka marrë për të arritur këtu është e pabesueshme. Është një person vërtet modest dhe është gjithashtu një figurë shumë e rëndësishme për të gjithë ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *