Rama tregohet “xhentil”, ja kujt kryeministri iu ul në gjunjë (foto)

Kryeministri Edi Rama prej më shumë se një ore ndodhet jashtë stadiumit “Air Albania”, ku po pret liderët europianë.E teksa ka pritur liderët më të lartë të BE, Rama ka bërë një gjest të pazakontë për kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në momentin që Bettel i është afruar me një çantë në dorë, Rama i ka dhënë dorën dhe i është ulur në gjunjë. Nuk dihet se për çfarë arsye kryeministri e ka bërë këtë gjest, port ë dy u panë duke qeshur.

Kujtojmë që liderët e BE kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor duke e bërë kështu Shqipërinë për një ditë, vend të BE.

Ka mbërritur në këto momente në Tiranë edhe kancelari i gjermanisë, Olaf Scholz, i cili merr pjesë në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Scholz u shfaq i buzëqeshur teksa pati një takim miqësor me kryeministrin Edi Rama, por nuk preferoi të japë një deklaratë për media.

Më herët në këtë vend ka mbërritur dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, apo edhe shumë liderë të tjerë europianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *