Gjatë ceremonisë së pritjes së liderëve të Europës për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, fotografi Armando Babani, përveç ceremonisë glamur dhe veshjeve të mirëmenduara ka kapur një tjetër detaj interest.
Paraqitja e një prej liderëve të unionit, ose më saktë këpuca e një prej tyre, nuk i ka shpëtuar syrit të fotografit.Babani ka publikuar një foto ku shfaqet këpuca e një prej liderëve, e cila është e grisur.
“Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces? (Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)”, pyet Babani. Teksa më tej, ai në komente e ka zbuluar se kjo këpucë i përket kryeministrit të Hollandës, Mark Rutte.
Nderkohe Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, i cili mungoi në Samitin BE- Ballkani Perëndimor, shpreh keqardhjen që nuk ka mundur të vijë në Shqipëri sepse sot në vendin e tij festohet Dita e Kushtetutës.
Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, Sanchez thotë se është gëzuar që mundi të takoi Ramën javën e kaluar në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste në Madrid.
“Është vërtet një kënaqësi për mua të kem miqësinë dhe mbështetjen tënde në këtë projekt të përbashkët.Fatkeqësisht, më është e pamundur të jem në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian –Ballkani Perëndimor që do të mbahet në datën 6 dhjetor, pasi në të njëjtën ditë, në Spanjë festohet Dita e Kushtetutës, ditë, në të cilën përkujtojmë miratimin me referendum nga spanjollët dhe spanjollet të Kushtetutës së vitit 1978, i cili i dha fund dyzet viteve të diktaturës dhe që nga ai çast ka udhëhequr bindjen tonë demokratike.
Si çdo vit, do të zhvillohet në Madrid një nga festimet më të rëndësishme të kalendarit institucional, me një protokoll të rreptë, ku pjesëmarrja ime është e domosdoshme.
Kjo nuk e mpak në asnjë mënyrë përkushtimin e Spanjës dhe timin personal mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë në veçanti, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim sa herë të paraqitet rasti. Një përqafim të fortë”,– shkruan kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, në letrën e tij për Ramën.