Ndeshja mes Spanjës dhe Marokut u mbyll 0-0 si në kohën e rregullt ashtu edhe në vazhdime, ku penalltitë vendosën fituesin, ku në fund ata që festuan ishin marokenët.
Ndeshja shkoi me dominimin e Spanjës me topin, ndërsa Maroku tentonte nga kundërsulmet.Rastin e parë në ndeshje e kishte Marco Asensio që mori një pasim nga Jordi Alba, por nuk ishte i saktë.
Maroku në fundin e pjesës së parë rrezikoi, kur Sofiane Boufal gjeti Nayef Aguerd, që nuk reagoi mirë. Pjesa e dytë nuk është se solli diçka të mirë, ku munguan rastet, për të shkuar loja në vazhdime.
Në vazhdime rastin më të mirë e kishte Maroku, kur Walid Cheddira u fut bukur në zonë, por gjuajtja e tij u ndal nga Unai Simon.
Krejt në fundin e vazhdimeve, Sarabia goditi shtyllën me një goditje nga afër. Kjo u bë ndeshja e parë që shkoi në penallti, nga ato të 1/8-së. Më të suksesshëm nga pika e bardhë ishin marokenët që shënuan tri herë, ndërsa Bono i Marokut, priti tri penallti.
Kualifikimi i Marokut mund të jetë një shtysë shumë e mirë për Xhakën dhe Shaqirin që në rasts e eliminojnë Portugalinë sonte, mund të kenë mundësinë e artë për të shkuar në gjsyëmfinale, pasi shanset me Marokun do i kenë më të të mëdha se me këdo ekip tjetër.