Gara Scudetto mes Napolit dhe Milanit, Donnarumma ndez rrjetet sociale me deklaratën e tij: “Do të isha i lumtur nëse do të ndodhte”

Milani eshte i dyti ne renditje 8 pike larg Napolit te Spallettit qe eshte duke bere nje sezon fantastik dhe gati perfekt si ne Itali ashtu edhe ne Europe. Do te duhet nje faze e dyte e sezonit perfekte nga Milani qe te sheshoje diferencen dhe sigurisht duhet edhe qe Napoli te bjere ne nje mesatare pikesh jo si ajo aktuale…

Me shume interes shihet gara e Scudettos kete sezon edhe nga nje ish-kuqezi dhe napolitan si Donnarumma qe foli te “Peppy Night Show” në Canale 21. Ish-portieri i Milanit, tashmë me Paris Saint Germain, ka thene nje fjali qe ka ndezur jo pak polemika ne rrjetet sociale…

“Nuk e di pse që nga transferimi im te Milan ka pasur dyshime për dashurinë time për Napolin. Megjithatë, nëse jam këtu është sepse e dua qytetin tim dhe Napolin, nuk ka dyshim për këtë.”

“Pas ndeshjes mes Milanit dhe Napolit, unë isha duke darkuar me gjithë familjen time, një nga të afërmit e mi më tha ‘le të luajmë një video shaka me një nga xhaxhallarët tanë’. Më pas më kontaktoi një miku im dhe më dërgoi videon dhe i thashë këtij të afërmit tim:

‘Kujt ia dërgove videon’ dhe ai m’u përgjigj ‘Shiko të gjithë e kanë’. Shkova për të fjetur duke menduar “Riman succere nu burdell” (“nesër do të ketë një thertore”

Donnarumma, i rritur me kuqezinjtë, komentoi më pas edhe fitoren e mundshme të Scudetto-s për Napolin, në luftën kundër Milanit: “Ne kemi një ëndërr në zemrat tona… I lumtur nëse ndodh? Shume. Shume nese e fiton Napoli”.

Donnarumma më pas vazhdoi të fliste për marrëdhënien e tij me Raiolën: “Do t’ju them diçka… kur humba ndeshjen kundër Real Madridit vitin e kaluar, ai më dërgoi një mesazh të bukur. Më shkroi diçka që e ruaj ende. Dhe më pas ai më ka borxh një premtim, të cilin do ta zbuloj vetëm kur të ndodhë”.

“I pari që besoi tek unë ishte doktor Galliani, ai ishte si baba për mua. Dhe më pas duhet të falënderoj Mauro Bianchessi, kreun e sektorit të të rinjve të Milanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *