Pas “provokacija” me shqiptarët, në Serbi po hapin një çështje të re, tani lidhet me kroatët që ashtu si shqiptarët janë “armi qtë” e tyre të vjetër.
Pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Japonisë, para stadiumit, një tifoz i veshur me fanellën e Kroacisë u ka kërkuar miqve të tij që ta filmojnë teksa po ur*nonte pranë një topi të madh me flamurin e Serbisë të pikturuar në të.
Mediat në Serbi janë skandalizuar nga këto pamje që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ata shprehen se kroatët janë një komb i tillë dhe prej tyre priten gjëra të tilla.
Kujtojmë se Kroacia eliminoi mbrëmë Japoninë nga pika e bardhë e penalltisë pas 120 minutave në barazim dhe në fund ata u treguan më të saktë.
Festa pas kualifikimit të kroatët ishte e madhe dhe si zakonisht nuk lënë rast pa vënë në lojë serbët, ose i pa tallur në një mënyrë ose në një tjetër.
Kujtojmë se Kroacia do të luajë në cerekfinale ndaj Brazilit, ndeshja do të luhet të premten në orën 16:00. Edhe pse nuk janë favoritë, kroatët do jenë një kockë e fortë për “Selecaos”.