E FUNDIT: Policia ndalon Ballist Morinën, pas paralajmërimit që dha për Vuçiç

Policia ka ndaluar tifozin e famshëm Ismail Morina, i njohur për lëshimin e dronit në Beograd, në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Mendohet se shkak për ndalimin e Morinës është bërë një status që ai kishte postuar në rrjetet sociale, ku njoftonte mbërritjen në Tiranë, dhe njëkohësisht përmendte presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Kam marrë vesh që Vuçiqi don me ardhë në samit nesër, ia kishin pasë mbushë mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA. Unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete, amanet i vjetër prej POTOÇARI janë…”, kishte shkruar Ballist Morina dje në Facebook.

Deri tani, mbarëvajtja e samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Tiranë ka vijuar qetësisht. Ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë protesta e opozitës.

Nderkohe Ka mbërritur në këto momente në Tiranë edhe kancelari i gjermanisë, Olaf Scholz, i cili merr pjesë në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Scholz u shfaq i buzëqeshur teksa pati një takim miqësor me kryeministrin Edi Rama, por nuk preferoi të japë një deklaratë për media.Më herët në këtë vend ka mbërritur dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, apo edhe shumë liderë të tjerë europianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *