58-vjeçari habit botën: Alienët më kanë rrëmbyèr 60 herë, kam bërë edhe video

Shkencëtarët mund të jenë ende duke hetuar ekzistencën e jashtëtokësorëve, por një 58-vjeçar pretendon se është rrëmb er 60 herë nga alienët dhe thotë se ka video për të mbështetur pretendimet e tij.

Russ Kellett thotë se ai pati takimin e tij të parë me UFO-n në moshën 16-vjeçare. “Më kanë rrëm byer të paktën 60 herë. Hera e parë ishte kur isha 16 vjeç kur po kthehesha në shtëpi me motorin tim.

Kalova nëpër një tunel që nuk e kisha parë kurrë më parë dhe gjëja tjetër që dija, isha në një operacion dentisti, i rrethuar nga alienë 15 metra të gjatë që duken si Drakula pa dhëmbë të mprehtë“.

Kështu gjatë 30 viteve të ardhshme, ai u shndërrua në një “super ushtar” i cili u përball me shumë raca aliene, me beteja që zhvillohen si në Tokë ashtu edhe në hapësirë, sipas tij.

Në fakt, Russ Kellet sqaroi se katër orë njerëzore mund të jenë katër vjet nëse dikush është në një anije kozmike aliene.

Ekzistenca e Alienëve është një temë historike që gjithmonë ngjall diskutime dhe reagime të mëdha, sidomos kur dalin studime, shkencëtarë apo individë të zakonshëm që pranojnë ekzistencën e tyre, por që asnjëherë nuk është vërtetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *