Nesër, në Tiranë do të mbahet Samiti i radhës i BE-së, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Për të ka shkruar, Ismail Morina, ballisti i famshëm që ngriti dronin mes Beogradit.
Ai shkruan me nota ironie, ndërsa përmend emrin e Zanës, njeriut më të përfolur të momentit teksa doli kundër gjestit të Granit Xhakës. Ndër të tjera, Ballisti tregon se ka mbërritur në Shqipëri.
“Kam marr vesh qe Vuçiça don me ardh në samit nesër, ia kishin pas mbush mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA,unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete,amanet i vjetër prej POTOÇARI janë…”
Ditën e nesërme (e martë, 6 dhjetor) do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët europianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming.
Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15. Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel;
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët.