SPORT | Real Madrid synon Leao-n por vetëm me 1 kusht. Zbulohet klauzola e re. Pioli: “Rinovimi? Jam i sigurt për dy gjëra

Eshte edhe Rafael Leao në listën e synimeve të merkatos të Real Madridit në funksion të tregut të transferimeve. Megjithatë, klauzola që Milani synon të vendosë në rast rinovimi (200 milionë euro) ka kosto penguese për merengues.

Ne fakt, fituesit e Champions League (duke qene se kane Vinicius Jr ne ate krah) mund të tentojnë të transferojne portugezin vetëm nëse ai vendos të refuzojë ofertën e kuqezinjve, duke u çliruar falas në verën e vitit 2024.

Kete lajm e ka raportuar gazeta Sport, e cila saktëson edhe sesi ish-lojtari i Sportingut përfaqëson ‘planin C’ të Blancos, pas Haaland dhe Endrick ne Brazil. Nderkohe, Stefano Pioli, trajneri i Milanit, u shpreh për SkySport për rinovimin e Leaos:

“Jam i sigurt për dy gjëra: që Leao është mirë me ne dhe që Paolo dhe Rafa po flasin me të. Kështu që ne jemi duke pritur për lajme të mira. Unë e dua Rafën. Unë mendoj se rrugëtimi i tij nuk ka përfunduar ende.

Ai është i lumtur me shokët e tij dhe është i lumtur në Milano. Nuk shoh asnje arsye pse duhet te largohet”, ka thene trajneri kuqezi per Sky Sport Calcio. Kujtojme qe Leao ka kontrate deri ne vitin 2024 por ende nuk ka rinovuar.

Gjithcka ka ngecur dhe bisedimet do te rinisin pas Boterorit, ashtu si ka thene vete Rafa qe gjithashtu zbuloi se “kam biseduar me Maldinin para se te nisesha per ne Boteror dhe do ta bejme serish sapo te kthehem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *