Spanja iu lut, por Hakimi zgjodhi Marokun! Arsyeja? Fare e thjeshtë

I intervistuar nga edicioni i sotëm i gazetes spanjolle Marca, mbrojtësi i krahut te Paris Saint-Germain por edhe te Maroku, Achraf Hakimi u ndal te fliste per shume tema interesante dhe mes tyre edhe zgjedhja per te luajtur me Marokun dhe jo Spanjen…

“Është diçka unike të luash për vendin tënd. Dhe veçanërisht tani që po bëjmë histori. Është e pabesueshme të shohësh se si njerëzit po e përjetojnë këtë moment,  kjo na përcjell shumë dhe na jep forcë për të vazhduar të bëjmë gjëra të mëdha. Janë momente që nuk do t’i harroni kurrë, aq më tepër kur shënoni historinë.

Sa është rritur Maroku? Janë grupe të ndryshme, lojtare te ndryshem. Ky është një brez i ri , qe është i uritur, që dëshiron të ndryshojë gjërat; Ne duam të bëjmë histori dhe kjo është ajo që po marrim. Duke ndryshuar mentalitetin ndaj botës arabe, duke thënë se, pse jo, ekipet arabe mund të bëjnë gjëra të mëdha në Evropë.

Ne po e bëjmë atë, sidomos në Kupën e Botës”. Me pas, vendimi per te zgjedhur: “Spanja tentoi gjithcka dhe madje isha edhe 1 jave i ftuar ne grumbullim por ne fakt ne fund zgjodha Marokun.

Pse? Sepse vura re qe nuk ndihesha si ne shtepi te Spanja dhe se doja te luaja per vendin tim dhe aty ku ndihesha rehat”.

Maroku eshte duke befasuar te gjithe dhe sigurisht qe kalimi i grupit pasi mundi si Belgjiken, ashtu edhe Kanadane, tregon se kjo skuader i ka te gjitha per te surprizuar,e dhe pse tashme do te perballet me nje kombetare te forte si Spanja e Luis Enriques, e cila doli e dyta ne grupin e saj me Japonine te paren dhe Gjermanine e eliminuar..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *