Filip Kajtazi, është një shqiptar nga Kosova i cili prej vitesh jeton në Amerikë, i cili gatuan byrek për klientë amerikanë, por jo vetëm.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Kajtazi u shpreh se biznesi i tij pësoi rritje, pasi hapi faqe në rrjetet sociale, TikTok dhe Instagram, ku promovonte punën e tij.
Kajtazi nënvizoi se në fillim, klientët e tij ishin më së shumti shqiptarë, por pas promovimit të biznesit në rrjetet sociale, është shtuar edhe klientela e huaj.
“Prej covid-it më ka rënë pak puna. Gruaja me fëmijët e mi më thanë pse nuk e provon Tik Tok-un, ose Instagram, për të hapur një faqe biznesi. Thashë po, po e provoj njëherë. E hapa faqen dhe u rrit biznesi në TikTok dhe Instagram. Postimi i parë ka qenë byrek. Mu duke pak si marëzi në fillim, pastaj fillova edhe të tregoj veten.
Është një biznes i vogël, po ka shumë kalimtarë, kemi shumë shqiptarë, një popullatë të madhe. Në fillim kanë qenë vetëm shqiptarë, nuk e kanë ditur amerikanët. Kur kam hapur Instagramin dhe Tik Tok-un kam pasur shumë klientë të ndryshëm”, theksoi ai.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Kajtazi u shpreh se i kanë ardhur klientë edhe nga Irlanda, Zvicra dhe Gjermania.
“Më pyesin çfarë është, ku je, çfarë lokali je. Unë kam pasur, më kanë ardhur nga Irlanda, Zvicra, Gjermania. Javën tjetër, më ka shkruar njëri nga Australia dhe do vijë vetëm për të provuar byrekun. Një familje ka ardhur nga Irlanda, nga aeroporti direkt te dyqani im.
Kanë blerë dy tepsi, kanë ardhur një familje, burrë dhe grua me fëmijë. Një copë byrek kushton 7 dollarë e 50 cent, ndërsa një tepsi kushton 30 dollarë”, theksoi ai.