Zvicra është një mankth për Serbinë në futboll.Edhe këtë herë, Zvicra ka arritur të fitojë ndaj Serbisë në një ndeshje tepër të mrekullueshme, ku protagonist me një gol ishte Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u cilësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Serbët nuk janë ende të gatshëm për ta përtypur këtë gjë, ku madje në një emision në televizion, kanë shfrenuar edhe imagjinatën me deklaratën e tyre.
“Zvicra ka paguar magjistare për të mallkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerët janë afrikane. Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”, thanë ata gjatë emisionit.
Kjo në fakt është një gjë e pazakontë, e padëgjuar më parë, ku serbët po mundohen ta shesin në këtë mënyrë përballë publikut humbjen e tyre në Kupën e Botës.
"Switzerland paid witches to curse the Serbian players.
They have two Albanian witches, and the rest are African.
Each witch is paid 10 million dollars."
This is how Serbian regime-affiliated TV is selling Serbia's World Cup loss to its public. pic.twitter.com/8DgoXQW3ej
— Admirim (@admirim) December 4, 2022
Nderkohe pas një performance fantastike ndaj Serbisë, ekipi i Zvicrës kaloi në fazën e 1/16-ve, ku përballë ka kampionët e “Euro 2016”, Portugalinë. Në një prononcim për mediat, ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, paralajmëroi shokët e tij, që të bëjnë shumë kujdes nga Crisitiano Ronaldo.
“Bashkë me Messin, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Është një lojtar që mund të shënojë në çdo moment. Së dyti, ai ka përvojën që i nevojitet dhe të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është ai për Portugalinë. Ne gjithashtu duhet të kujdesemi për lojtarët e tjerë, sigurisht, nuk është vetëm Ronaldo, ata kanë një skuadër të shkëlqyer, do të na duhet një paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë. Ne nuk kemi Cristiano në ekip, na duhet i gjithë ekipi për të fituar.”