Napoli, pas një faze të parë vërtet emocionuese të sezonit me vendin e pare ne Serie A ashtu edhe në Champions League, po pergatitet per fazen e dyte te sezonit. Kjo ndërprerje anormale për shkak të Kupës së Botës në Katar është pikëpyetja e vërtetë e madhe e këtij sezoni duke marrë parasysh, mbi të gjitha, periudhën e vitit në të cilën ndodhi.
Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ishte i ftuar në Sky mbrëmjen e djjeshme gjatë transmetimit të Sky Calcio Club, duke dhene disa ide interesante, mes tyre sigurisht që bie në sy ajo e pushimit gjate Boterorit.
Pioli me Milanin e tij është tetë pike larg Napolit dhe, për këtë arsye, në këtë pjesë të dytë të sezonit ai do të përpiqet të rrëmbejë kreun për të fituar Scudetton e dytë radhazi.
Si mund të ndryshojë kampionati? “Mendoj se jemi me fat që ndaluam te marrim frymë dhe mund të jetë mirë dhe besoj se lojtarët që nuk morën pjesë në Botëror do të kthehen në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Ata që do të kthehen nga Botërori do të jenë pikëpyetje”.
Pioli më pas foli edhe për Napolin e Luciano Spallettit dhe shpenzoi fjalë të shkëlqyera për Azzurrit. “Napoli është një ekip i madh me kualitete të mëdha dhe është i stërvitur shumë mirë. Është e qartë se nëse Napoli ruan këtë ritëm dhe këtë cilësi, bëhet e vështirë për të tjerët.
Nëse mendoj për ndeshjen në San Siro, ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe nuk e meritonim të humbnim, por ata ishin të mirë për të na bërë të paguanim për çdo gabim më të vogël”.
E prisni kaq mire? “Në fillim të vitit nuk e mendoja se ishte aq konkurrues dhe i vazhdueshëm. Nuk mund ta presësh këtë nga një ekip që humbi Insigne, Koulibaly, Mertens dhe Fabiàn Ruiz në verë”.
“Jam i bindur që kampionati është shumë i gjatë dhe ka shumë skuadra që mund të shënojnë 10/11 fitore radhazi dhe të vendosin pak më shumë ekuilibër në kampionat”.