Pas paralajmërimeve, Berisha tërhiqet nga pròtéstà e nesërme? “Nuk e kam përmendur kurrë atë fjalë”

Kur kanë mbetur edhe pak ore nga zhvillimi i Samitit të BE-së në 6 dhjetor, Sali Berisha ka zbutuar tonet dhe për herë të parë nuk ka këmbëngul që pr.otesta do të zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në asnjë moment të fjalës së tij nga selia blu, Berisha nuk ka artikuluar fjalën ‘bulevard’, siç kishte bërë më herët. Sot ai thotë se demokatët do të pro.testojnë në “qytet” në “shesh”, janë “zotër në zona të tjera”, që mund të kuptohet si një tërheqje e Berishës, nisur edhe nga paralajmërimet e policisë për “mos tejkalim të vijëz së kuqe’.

“Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës se ku mblidhen që ne nuk kemi ndërmend, jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e lidershipit europian dhe mbarëvajtjen e samiti, përndryshe ne jemi kudo zotër të qytetit në zona të tjera, mjerë Rama dhe Cuci dhe i them Ramës demokratët pro.testojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë që burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e këtij vendi, por prap vendimi është për të pro.testuar në qytet. Policia nëse është e porositur që të përballet me opozitën bën zgjidhjen e gabuar, opozita nuk ka betejë që nuk fiton”, tha Berisha.

Kjo “zbutje” vjen një ditë pas paralajmërimit të Policisë së Shtetit, që i përcaktuan Berishës një “zonë të kuqe” për pro.testën duke i thënë perimetri i sigurisë është i pacenueshëm.

“Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të pro.testohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe pro.testa të zhvillohet”, tha dje ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm. Siguria e 32 delegacioneve shtetërore me liderët e tyre nga BE dhe e të gjithë personaliteteve VIP na imponon që të vëmë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të pro.testuar”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *