Stefano Pioli ka analizuar lojen e Milanit dhe pse po calon pak, pastaj pranon se kush jane pikat aktuale te referimit: “Kam pasur referanca shumë trajnerë. Unë shikoj shumë ndeshje te Guardiolas, Nagelsmann dhe Klopp… Çdo trajner i madh ka një karakteristikë kryesore. Kam kompletuar stafin tim me video-analistë të rinj që më ndihmuan të njoh situata të reja.
Dhe unë kam fatin e stërvitjes se lojtarëve në dispozicion. Si p.sh. propozimi për Theo dhe Calabria për të hyrë në mesin e fushes: e pashë entuziazmin e tyre. Guardiola thote se të gjithë e komplimentojnë fazën sulmuese, por për mua ai është më i miri në rikuperimin e topit.
Jo të gjithë kundërshtarët janë të njëjtë, por ideja jonë është të mos i lëmë skuadrat e tjera të luajnë. A jemi më të gjatë dhe më pak kompakt këtë vit? Po, por sepse me gjysmëmbrojtës shkurtohemi më pak, lejojmë pasimin e parë…
Duhet të jemi më të shpejtë. Më pas vendosim një mesfushor më sulmues. Dhe gjithashtu sepse me topin ndonjëherë nxitohemi dhe e forcojme pasimin. Ne e duam shumë thellësinë: nëse e zgjasim skuadren, atëherë kemi vështirësi.
Duhet të driblojmë më shumë në pjesën e kundërshtarit. Skuadrat e mëdha driblojnë dhe kanë gjithmonë lojtarë që sulmojnë thellë, por jo domosdoshmërisht duhet të shërbehen ato lojtare nëse ndiqen nga kundërshtari.
Skuadra dëshiron të kompletohet, dëshiron të arrijë një nivel më të lartë. Kundërshtarët ndryshojnë dhe lojtarët duhet të kenë bagazhin për të lexuar situatën”.