Karriera e Florian Kamberit nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Sulmuesi, i cili u grumbullua vjet nga Reja, por s’arriti të debutonte, është larg pritshmërive. I huazuar në Shefilld Ued, Kamberi u kthye në St.Galen këtë verë, por më pas iu bashkua ekipit tjetër zviceran, Uinterthur.
Megjithatë, nga 1 janari, 27-vjeçari do të jetë lojtar i lirë, prandaj Hudersfilld e ka marrë në provë sulmuesin dhe nëse do të bindë, atëherë ekipi anglez do t’i ofrojë një kontratë për të luajtur nga janari në Championship.
Para Shefielld Uedit, sulmuesi e filloi karrierën në klubin zviceran Rapersuil-Jona përpara se t’i bashkohej ekipit U-21 të Zyrihut dhe më pas te Grashopers dhe përfundimisht të huazohej tek ekipi gjerman Karlsruher.
Pas Gjermanisë, Kamberi kaloi në Skoci, duke iu bashkuar Hibernianit ku shënoi 30 gola në 84 ndeshje. Në janar 2020, Rejnxhërs e mori në huazim, por vetëm një gol në nëntë paraqitje nuk e bindën klubin skocez. Më pasi ai kaloi edhe një huazim tek Aberdin përpara se të shkonte te Shefilldi.
Nderkohe Anis Mehmeti po vazhdon në një formë fantastike te Wycombe. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol në “League One”, këtë herë ndaj Portsmouth në shifrat 2-0.
Goli i parë i takimit do të vinte nga Mehmeti që me goditjen e fortë nuk i la asnjë shans portierit për të reaguar. Ndërkohë në golin e dytë, më shumë sesa vetë autori, jehonë mori sërish Mehmeti me asistin që dha duke dribluar të gjithë kundërshtarët e tij.