Blendi Fevziu më i shqetësuar se kurrë me atë që po ndodh: Shqipëria ka nevojë për një ref…

Blendi Fevziu mëngjesin e sotëm ishte në një intervsitë në “TAR”. Ai u pyet se çfarë e shqetëson nga situata aktuale në vend.

Blendi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një refresh për të ecur përpara. “Unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për një refesh të plotë, për të ecur përpara. Nëse nuk i jepet një mundësi të rinjve do ikin jashtë.

Shumica e të rinjve nuk e ka motivimin që brezi jonë e ka pasur dikur. Nuk mund ti krahasojmë gjërat me 30 vjet para.

Para 30 vitesh nuk kishte punë kur ikje jashtë, trokisje derë më derë, ndërsa sot e gjen punën online dhe që ditën e parë që shkon jashtë ti je i punësuar.”

Kujtojmë që pak kohë më parë gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, moderatori ka rrëfyer se me vajzat ka një marrëdhënie të ndryshme, pasi edhe mosha e tyre nuk është e njëjtë.

“Nuk e kam pasur shqetësimin për një djalë. Kur mora vesh që ishte gocë u gëzova se goca e madhe do kishte një shoqe jete. Marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira se kanë 13 vite diferencë me njëra-tjetrën. E madhja e shikon si lodër, e vogla e shikon si një gjë normale, nuk kanë probleme. Me gocën e madhe nuk kam pasur shumë kohë të jem me të. Me të voglën mundohem t’i kushtojë edhe më shumë kohë, ndoshta edhe për shkak të moshës”, tregoi Blendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *