Tonali nuk donte të bëhej mesfushor: “Ëndërroja të luaja në një pozicion tjetër”

Ai është padyshim simboli i një Milani të ri me një dëshirë absolute për të fituar. Sandro Tonali, futbollisti i datelindjes 2000 që ka pasur rritje eksponenciale dy vitet e fundit, si për nga teknika dhe karakteri. Tonali ishte një lider i vërtetë i ekipit të tij, edhe në garën e Scudetto-s sezonin e kaluar.

Një lider në fushë, që mbart brenda tij një pasion jetik për Milanin. Sot numri 8 i kuqezinjve është intervistuar nga podkasti Sa e vështirë është jeta si sulmues, duke iu përgjigjur disa pyetjeve rreth futbollit dhe pasioneve të tij, pavarësisht nga karriera e tij profesionale.

Interesante janë fjalët e Tonalit, i cili pavarësisht forcës dhe rezonancës së madhe që ka në fushë, mbetet gjithmonë një djalë i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë. Ky është thelbi i deklaratave të tij.

“Nuk e di se çfarë do të kisha bërë nëse nuk do të isha bërë futbollist, nuk do të kisha një plan B të shkruar tashmë. Idhulli im ka qenë gjithmonë Gattuso, por gjithashtu e adhuroj Ibrahimovic. Në fund të ndeshjes Milan-Brescia i kërkova Donnarummës fanellën e Ibrës, më vinte turp t’ia kerkoja direkt…

Në fund mora edhe atë të Zlatanit edhe të Gigios. Kam ëndërruar të jem sulmues i parë dhe jo mesfushor. Ndonjë këshillë për më të rinjtë? Besoni gjithmonë në endrrat tuaja, pa u dorëzuar në vështirësitë e para”.

Të gjitha konfirmimet, duke qenë se Tonali ka deklaruar gjithmonë se është fans i Gattusos dhe se dëshiron të ndjekë karakteristikat dhe karrierën e tij. Dhe kush e di, nese do te behet edhe me i fortë se Rino.

Tonali rinovoi kontraten e tij disa kohe me pare duke i premtuar dashuri Milanit edhe per shume vite. Ai ka mbajtur edhe ne dy raste shiritin e kapitenit kete sezon duke e quajtur si nje enderr qe realizohej me klubin per te cilin ka bere tifo si femije…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *