Shkoi të shihte ndeshjen e Brazilit me shokët, gruaja divorcohet nga “Perandori” vetëm 24 ditë pas dasmës

Ish-ylli i Interit është ndarë nga gruaja e tij, me të cilën ishte martuar vetëm në nëntor të vitit 2022. Sipas zërave të gazetës Extra, ishte një vendim i marrë nga partnerja e tij.

Micaela Mesquita ishte inatosur pasi Adriano kishte shkuar në Vila Cruzeiro me disa miq për të parë ndeshjen e Kupës së Botës të Brazilit kundër Zvicrës, të cilën skuadra e Tite e fitoi më pas 1-0.

Perandori ishte kthyer në shtëpi dy ditë më vonë, duke shkaktuar kështu reagimin e gruas së tij, e cila kishte vendosur t’i jepte fund martesës së tyre menjëherë.

Adriano ka qenë një nga futbollistët më të talentuar që ka pasur Brazili por karriera e tij mori një rrjedhë të cuditshme ndryshe nga ajo që pritej.

Ai ka luajtur për disa ekipe por padyshim i famshëm u bë kur ishte te Parma dhe më pas kur u transferua tek Interi kur mori dhe nofkën “Perandori”.

Në 48 ndeshje me Brazilin ai ka shënuar 27 gola, pritshmëritë për të kanë qenë të mëdha por i ndodhën shuëm gjëra në jetë që bënë që karriera e tij të përmbysej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *