“Shkodra u përmbyt në lot pas eliminimit të Gjermanisë. Messi nuk e arrin dot kurrë atë lojtar”

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Qatar N’24”, trajneri i njohur shkodran, Armando Cungu, foli për ecurinë e deri tanishme në Kupën e Botës, teksa ndër të tjera u ndal edhe te eliminimi i Gjermanisë dhe impaktin që pati kjo disfatë në qytetin e Shkodrës:

“Shkodra është mësuar me përmbytje, por atë natë që u eliminua Gjermania, u përmbyt në thatësirë nga lotët e tifozëve.

Gjermania nuk ka treguar potencial për të fituar në këto 2 kampionate. Më është dukur Botëror i çuditshëm, ka pasur shumë surpriza. Kemi parë ekipe të dorës së dytë që luajnë futboll të bukur dhe që të krijojnë probleme.

Tani fillojnë siten gjërat. Faza e 1/16-ave nuk ka përballje titanësh, por 8-shja do të ketë përballje të forta. Mesi dhe Maradona nuk kanë nevojë për komente.

Unë anoj më shumë te Maradona, është legjendë e pavdekshëm, sado që të mendohet Mesi nuk e arrin dot Maradonën, edhe po e mori Kupën e Botës”, u shpreh Cungu.

Kujtojmë se Armando Cungu është trajneri i Kombëtares tonë U21, ndërsa më parë ka drejtuar disa ekipe në Superioren tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *