Stefano Pioli sonte i ftuar te Sky Sport ka zberthyer shume tema kuqezi dhe jo vetem. Pasi ka analizuar Leaon, me pas eshte ndalur te roli i mesfushorit sulmues qe kerkon ai dhe pse De Ketelaere po has probleme…
“Kur një mesfushor luan në vijën e parë, ai sigurisht që të jep një fazë më të fortë mbrojtëse. Por këtë vit ne nuk jemi përkeqësuar për sa i përket numrit të mbrojtjes. Me ndalimin e Kupës së Botës, ne të gjithë po bënim punë shumë të kufizuara pasi luhej nje ndeshje cdo tre dite dhe ishin shume radhazi.
Vranckx, Thiaw dhe De Ketelaere mbërritën tre muaj më parë dhe eshtë normale që kërkon kohë te pershtaten. De Ketelaere? Për mua, ai është një mesfushor që duhet të ndryshojë: i jap lirinë, por pa top ai duhet të ketë saktësi ne pozicionim.
Në Belgjikë luajti pa e kuptuar bashkëpunimin e shokëve të skuadrës,tani duhet të mësojë të lexojë hapësirat. Ky pushim mund ta ndihmojë. Tonalin dhe Leaon i lashë në fund të majit në një situatë dhe i gjeta ndryshe. Këtë vit e pashë këtë gjë gjithashtu te Bennacer dhe te Messias”.
Për projektin: “Paolo dhe Ricky donin të investonin në lojtarë të caktuar me kosto të qëndrueshme për një klub që donte të ndiqte një lloj rruge të caktuar. Është një rrugë që nuk jep rezultate të menjëhershme, por ne ishim të mirë në parashikimin e këtyre kohërave” .