Mund të rikthehet në gjurmët e tij shumë shpejt, Milani nuk ka reshtur së menduari

Tifozët e Milanit presin përforcime të nivelit të lartë nga merkato e janarit për të provuar të fitojnë sërish titullin e kampionit të Italisë. Në nivel numerik, ekipi është i plote: do të duhet të presim për të bërë manovra daljeje për të shpresuar për afrime te reja…

Në Milano ata do të kërkonin mbi të gjitha për një anësor të djathtë sulmues, por Alexis Saelemaekers po rikuperohet dhe do të veshë fanellën e kuqezinjve të paktën deri në fund të sezonit.

Megjithatë nuk përjashtohen surprizat. Përveç Ziyech, Aouar dhe Gakpo, një tjetër emër që rri pezull prej kohesh eshtë ai i Nicolò Zaniolo. Kontrata e lojtarit verdhekuq të lindur ner 1999 skadon për një vit e gjysmë: shuma për shitjen e tij mund të jetë brenda mundësive ekonomike të Milanit.

Ndoshta për të do të diskutohet seriozisht pas përfundimit të kampionatit në funksion të sesionit të merkatos së verës. Ndoshta ky do të jetë ende muaji vendimtar për të vendosur fatin e Zaniolos.

Pritet takimi mes Tiago Pintos dhe agjentit të tij Claudio Vigorelli, të cilët janë në marrëdhënie të mira. Me pak fjalë, nëse në fund nuk arrihet një marrëveshje me Rafael Leaon per rinovim, numri 22 i Romës mund të jetë një opsion i vlefshëm për kuqezinjtë, të cilët ndërkohë po e mbajnë në sy çështjen, gati – për çdo rast – për të hyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *