Kjo e diel e ka gjetur Partinë Demokratike, aleatin më të rëndësishëm të Partisë së Lirisë në zgjedhje, mirëpo në kampin tjetër ka festë.
Monika Kryemadhi ka publikuar ditën e sotme në video ku shfaqet mes të rinjve të LRI-së duke festuar. Ajo i është bashkangjitur edhe trendit të famshëm në TitTok me këngën e Ermal Fejzullaut dhe Romeos, “O moj e mira xhanit, sytë du me t’i pa”.SHIH VIDEON
Nderkohe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një foto ku shfaqet me këngëtarin e muzikës qytetare popullore, Bujar Qamilin.
Meta, teksa sot shfaqet larg zhvillimeve politike, pozon i buzëqeshur pranë këngëtarit. “Me Bujar Qamilin, Bilbilin e këngës tonë popullore.”, shkruan Meta.
Nderkohe Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka filluar këtë të diel në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.
Për herë të parë do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët. Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët Sali Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.