Legjenda franceze: “Giroud ia këshillova unë Milanon por zgjodhi ekipin e gabuar…”

Franca e Mbappe, Rabiot, Giroud dhe Theo Hernandez eshte padyshim një nga favoritët për fitoren përfundimtare në Katar 2022. Skuadra e Deschamps pa një futboll të shkëlqyer në tre ndeshjet e para të turit kundër Australisë, Tunizisë dhe Danimarkës.

Gjelat do të sfidojnë tani Poloninë për të hyrë në çerekfinale. Në kuadër të ndeshjes, ish-lojtari i Interit dhe i kombëtares franceze Youri Djorkaeff, tashmë Këshilltar i Lartë i Futbollit i FIFA-s, ka dhënë një intervistë për mikrofonat e La Gazzetta dello Sport për Katar 2022, Francë dhe Oliver Giroud. Fjalët e tij janë më poshtë.

“Kupa e Botës në Katar mendoj se është plotësisht e suksesshme. Është një kompeticion i jashtëzakonshëm dhe stadiumet janë vërtet të bukura. Niveli teknik i kombëtareve europiane ka rënë. Unë shoh shumë gabime teknike, megjithëse përpjekja fizike është e pabesueshme.

Çdokush mund të mundë këdo. Nuk e di pse ka rënë niveli, por ndoshta sepse të rinjtë nuk janë në një nivel të lartë. Mbappé është i vetmi. Dhe pastaj vura re se të gjitha skuadrat luajnë në të njëjtën mënyrë. Nuk ka më dallime mes ekipeve të Amerikës së Jugut, Evropës dhe Afrikës. Në raundin e 16-të pres surpriza të mëdha.”

“Olivier Giroud filloi te Grenoble si unë. Kur mbërriti në Milano, më dërgoi mesazh që të kërkoja këshilla për qytetin. I thashë se gjithçka ishte mirë, por ai kishte zgjedhur ekipin e gabuar”.

36-vjeçari Giroud ka qenë një figurë e rëndësishme për Milanin këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë pesë asistime në 19 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *