Ish-futbollisti i Kombëtares telefonon Ori Nebijajn: Nuk e meritoje mandatin e deputetes! Ja si reagon ajo

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, Andi Lila i ka bërë një rreng deputetes më të re të Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj.

E ftuar në emisionin “E diell”, Lila mori një dënim për të cilin duhet të merrte Nebiajn në telefon dhe t’i thoshte që nuk e meritonte mandatin. Mirëpo pavarësisht situatës, duket se Nebiaj e ka marrë me sportevitet.

PJESË NGA BISEDA: Andi Lila: Alo, Ori çkemi? Në Amerikë, je zgjuar? Desha të të them se nuk e meriton mandatin e deputetes?

Ori Nebiaj: Po shumë mirë mendon. Unë të mora në telefon e thashë mos e ka parë që jam në New York, ka ndonjë rob këtej dhe do me i marrë ndonjë porosi. Tipike kështu muhabetesh. Andi Lila: Të përshëndes shumë. Je shumë e mirë!

Oriela Nebiaj ka reaguar për herë të parë, pas dorëzimit të formularit të mandatit të deputetes në KQZ. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ori Nebiaj ka publikuar foton e formularit të firmosur ku pranon mandatin e deputetes.

Krahas fotos, Ori shkruan se do të jetë “privilegji më i madh i jetës së saj të përfaqësoje njerëzit që i besuan dhe e votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *