Graniti u tregua i zgjuar! “Dorëzohet” FIFA, nuk e dënon dot për… Adem Jasharin

Granit Xhaka kishte menduar një zgjedhje inteligjente për të goditur sërish serbët. Mesfushori shqiptar zgjodhi që ta kujtojë Adem Jasharin nëpërmjet fanellës së shokut të ekipit.

Pavarësisht dyshimeve, askush nuk mund ta dënojë dot…Jasharin. “The Sun” shkruan se FIFA ka pranuat arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse shënonte apo në fund të ndeshjes.

Xherdan Shaqiri përmirësoi statistikat e tij kundër Serbisë. Sulmuesi shqiptar shkundi përsëri rrjetën e serbëve mbrëmjen e djeshme.

Ashtu siç bëri edhe katër vite më parë në Rusi. Një gol që mban jo vetëm peshë në kualifikimin e Zvicrës dhe eliminimin e Serbisë, por që hyn edhe në historinë e Botërorëve.

Xherdan Shaqiri i bashkohet Mesit dhe Ronaldos në podium, duke qenë një nga tre lojtarët që kanë arritur të shënojnë gol në tre kompeticione radhazi në Kupën e Botës.

Gëzimi ka qenë i madh jo vetëm për Shaqirin, por edhe për Granit Xhakën. Buzëqeshja duket qartë në fytyrën e tij, teksa përqafon bashkëkombasin e tij dhe i drejtohet me fjalët: “Ta ha zemrën“!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *