Kandidati për primaret në bashkinë Kamzë, Shemsi Premçi nuk njeh garën. Në një status në Facebook Premçi shkruan se socialistët kanë emrin në listën e miratuar, ndërsa demokratëve i shkruhet emri me dorë nga Kryesia e PD në këtë bashki.
Premçi shton se do ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastrukturës zgjedhore.Statusi i Shemsi Premçit:
“Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez!Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.
Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha e vlerësoi si shenjë lirie dorëheqjen e disa kandidatëve në primare. Berisha tha se në Malësi të Madhe është shtyrë gara, për shkak të disa problemeve.
“Kishte kandidat, por kishte disa problem për të cilat është shtyrë gara”, tha Berisha.
Dorëheqjen e kandidatëtve, ai tha se është një tregues se në PD ekziston liria e shprehjes.
“Primaret kanë funksionuar mbi bazën e vetë shpalljes dhe këto janë absolutisht shprehje e lirisë që ekziston brenda PD-së”, shtoi Berisha. Ai tha se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor, do të jetë një mundësi për të treguar se çfarë përfaqëson Rama.