Analistja, Zana Avdiu ka kaluar në ofendime ndaj futbollistit kosovar, Granit Xhaka që bëri krenar shqiptarët në ndeshjen e fundit kundër Serbisë.
Feministja, Arta Avdiu e ka quajtur rrugaç futbollistin Granit Xhaka duke iu referuar “përshëndetjes” së tij ndaj bankës rezeve të kombëtares së Serbisë.
Gjesti i Xhakës u komentua shumë nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën dhe mori komente pozitive. por, sipas Avdius gjesti i tij është “Akt prej një rrugaçi”.
Postimi i plotë: Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!
Granit Xhaka kishte menduar një zgjedhje inteligjente për të goditur sërish serbët. Mesfushori shqiptar zgjodhi që ta kujtojë Adem Jasharin nëpërmjet fanellës së shokut të ekipit.
Pavarësisht dyshimeve, askush nuk mund ta dënojë dot…Jasharin. “The Sun” shkruan se FIFA ka pranuat arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse shënonte apo në fund të ndeshjes.