Ermal Mamaqi kujton Dr Florin dhe tregon çfarë ka bërë që ta largonte nga d.ôga

Ermal Mamaqi ka kujtuar Dr Florin dhe ka rrëfyer se si e ka ndihmuar që të largohej nga d oga. Ermali tregoi se gjatë periudhës kur jetonin bashkë, ai shkonte në Kishë dhe kërkoi ndihmën e një pastori i cili e ndihmoi Mamaqin për ta nxjerrë Florin nga ajo situatë.

Ndonëse atëhere u largua, më vonë një fatkeqësi e shtyu Dr Florin që të kthehej sërish në gjendjen e mëparshme ku fatkeqësisht më pas ndërroi jetë nga overdoza.

“Ai ka patur një histori shumë interesante të jetës, ka qenë i varur nga d. oga, në kohë kur u lidhëm në muzikë filluam edhe të jetonim bashkë, atë kohë shkoja në kishë e ndihmua me një pastor të shkëputej dhe ai e bëri këtë, u shkëput për rreth një vit e gjysmë nuk konsumojë asgjë dhe ishte i pastër.

Nga ky ndryshim ai mori një vendim që të bënim turne nëpër shkollat e mesme dhe 8 vjeçaret e Tiranës që të bënim takime në sallat e sportit duke kënduar.

Pastaj duke ndarë dëshminë tij se si jeta e tij ndryshoi dhe se si do të sh katërrohej nëse do të vazhdonte serish dhe folëm edhe me Kryetarin e Bashkisë për këtë.

Florit i ndodhi një fatkeqësi që nuk dua ta përmend tani dhe në atë moment nuk e përballonte dot dhe ra përsëri në gjendjen e mëparshme dhe shkoj në ov.rd.zë dhe ndërroi jetë.

Largimi i tij nga jeta ishte një mesazh që ai ia dha gjithë njerëzve që kanë probleme me d.ogën dhe po mendojnë të marrin atë rrugë, ai dha mesazhin më të madh që kjo është rruga e gabuar”, ka rrëfyer Ermali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *