Edi Rama tregon pse nuk bëri asnjë reagim pas asaj që ndodhi në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë

Ndër shumë pyetje, kryemisnitri Edi Rama i është përgjigjur ditën e somte pyetjes edhe për mosreagimin pas ndeshjes Zvicër – Serbi.

Kujtojmë që shumë figura politike si në Shqipëri dhe Kosovë reaguan duke uruar dy futbollistët shqiptarë të kësaj kombëtareje, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme ta bënte këtë gjë, pasi do të ishte përdorim i figurës së tij për politikë.

“Pse duhet të flisja, nuk jam kryeministri i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë. Dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtarja e Zvicrës

dy qytetarë zviceran që janë shqiptarë dhe që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe, për një ndeshje të vecantë, çfarë do të bëja?

Do t’i përdorja ato dy figura për politik, në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’iu fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, që po ashtu është edhe i rrezikshëm”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *