Dikur plot me nxënës, është për të ardhur keq se në çfarë është kthyer kjo shkollë në Shkodër

Në vend të nxënësve, në banka ka dru, lopata, materiale ndërtimi dhe ushqim për bagëtitë. Më 27 maj të vitit 2019, ishte dita e fundit kur në fshatin Kullaj u zhvillua mësim.

Pastaj shkolla u mbyll sepse pjesa më e madhe e nxënësve emigruan, ndërsa të tjerët u detyruan të shkojnë në fshatrat e tjerë për të mësuar.

Sot, në godinë është vetëm një klasë që shërben si kopsht. Banorët thonë se shteti për ta nuk ekziston, prandaj janë larguar.

Në fshat mbijetojnë vetëm dy ushqimore të vogla, edhe ato me lista borxhesh që shkojnë në miliona lekë. Sot në Kullaj ka vetëm 300 banorë nga 1500 që kishte vite më parë.SHIH VIDEON

Në fakt kjo është një histori e përsëritur në shumë qytete dhe fshatra të Shqipërisë, aty ku shkollat janë braktisur dhe janë kthyer në stalla lopësh ose thjesht në godina bosh.

Emigrimi masiv i ka këto pasoja dhe ajo që është për të ardhur më shumë keq është se ka fëmijë në fshatra të thellë që ose rrinë pa shkollë fare ose detyrohet të udhëtojnë me orë të tëra për të shkuar në shkollën më të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *