VIDEO: 60 metra vrap si në kohët e vjetra, Roshi vulos fitoren e ekipit! Shoku e puth në ballë

Po luhet në këto momente ndeshja Sakaryaspor – Erzumspor në kategorinë e dytë turke. Pjesë e vendasve është edhe futbollsiti i kombëtares shqiptare, Odise Roshi i cili ka arritur të bëhet protagonist në fund të takimit.

Në minutën e 91’, ndeshja ishte 1-0 në favor të Sakaryaspor por do të ishte anësori shqiptar që me cilësitë e tij që e karaaterizojnë do të vuloste përfundimisht sfidën.

Roshi mori një top në hyrje të zonës së tij dhe vrapoi rraket më shumë se 60 metra për të asistuar më pas për shokun e skuadrës. Këtë sezon, 31-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje dhe ka asistuar dy herë për shokët e ekipit.SHIH VIDEON

Edhe Uzuni është kthyer në protagonistin e mbrëmjes për ekipin e Granadas, teksa ka bërë çdo gjë në mënyrë të shkëlqyer duke dhuruar 3 pikët e arta. Java e 18-të në La Liga 2, vendosi përballë Granadan dhe Alaves (3-1).

Myrto Uzuni ishte protagonisti absolut i kësaj mbrëmje pasi sinjalet e para i dha në minutën e 4-të, ku një gol iu anulua për pozicion jashtë loje. Nuk vonoi shumë ku në minutën e 23’ Uzuni shfrytëzon më së miri hapsirat dhe asistin e Rubios, dhe ndal topin në rrjetë, duke vendosur përkohësisht barazimin në 1-1.

Në minutën e 31 një penallti e akorduar, i lihet për ekzekutim Uzunit i cili e humbet dhe më pas e shndërron në gol pas një përplasje. Aktualisht Uzuni ka çuar në 9-të numrin e golave dhe kryeson renditjen e golashënuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *