Sfida Serbi-Zvicër u mbyll me fitoren e “helvetëve” dhe eliminimin e serbëve nga Kupa e Botës në Katar. Tensioni u shfaq mes lojtarëve në fushë, por edhe tifozëve në tribunat e stadiumit.
Tifozët shqiptarë që kishin shkuar për të parë dhe mbështetur Zvicrën nuk u lejuan të mbanin brenda në stadium flamujt.
Por ata ia arritën që të merrnin disa prej simboleve shqiptare, siç është plisi kombëtar me shqiponjë. Diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve serbë të cilët i spinuan te rojet e sigurisë në stadium.
Në mediat dhe rrjetet sociale po qarkullon një video ku një grup tifozësh serbë flasin me rojet dhe më pas disa prej tyre shoqërojnë tifozin shqiptar.SHIH VIDEON
Edhe pse autoritetet në Katar morën masa duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen Serbi-Zvicër, flamuri shqiptar është shfaqur në stadiumin “974”, aty ku u luajt kjo sfidë.
Pas golit të shënuar nga sulmuesi i Zvicrës, Embolo, i cili barazoi rezultatin në 2-2, disa tifozë shpalosën flamurin kuq e zi në stadium, duke festuarSHIH VIDEON