Të shumta kanë qenë reagimet për ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë dhe Zvicrës, ku kjo e fundit u shpall fituese me shifrat 2-3.
Më i fundit që ka reaguar, është reperi i njohur, Stresi, i cili ka publikuar në Instastory një fotografi me kryetarin e Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ‘tag-u’ që Stresi i ka bërë, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.“Ti e njeh atë Vuçiç? Komandant Çelikun”, ka shkruar ai, duke marrë shumë mesazhe në ‘inbox’.
Kujtojmë që Zvicra ka mposhtur me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorirt “Katar 2022”. Ndërsa, shqiptari Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës.
Pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë, mesfushori Granit Xhaka mbajti veshur fanellën e Zvicrës, por mbiemri mbi të shkrunte Jashari, fjalë e cila rikthen në kujtesë heroin e UÇK-s, Adem Jasharin.
Mirëpo, duket se në kombëtaren zviceriane janë grumbulluar dhe disa lojtarë të tjerë me origjinë prej Shqipërisë dhe njëri prej tyre gëzon pikërisht mbiemrin e njëjtë me atë të heroit kombëtar.
Ardon Jashari fanella e të cilit u mbajt veshur, nga Xhaka është një djal i ri 20-vjeçar, i cili aktivizohet në rradhët e ekipit zvicerian, Luzernit, ekipi i cili militon në kategorinë më të lartë të Kampionatit Zvicerian.