Të shtunën e kaluar u luajt derbi Emilian mes Parmës dhe Modenës në Serinë B, i fituar nga kjo e fundit 1-2. I pranishëm në ndeshjen në Tardini ishte edhe Stefano Pioli, i cili ka një të kaluar në të dyja stolat.
Trajneri kuqezi është shpërblyer nga Gergs-Ussi (grupi i gazetarëve sportivë Emilian-Romagna) për rezultatet e shkëlqyera të arritura vitet e fundit, duke qene se ai ka lindur në Emilia. Këto janë fjalët e tij për Il Resto del Carlino për Modena-n dhe trajnerin e tij Attilio Tesser:
“Kam shumë respekt për të, një person i madh dhe një trajner shumë i mirë, ashtu siç më pëlqejnë Tremolada dhe Falcinelli, të cilët bënë shumë mirë”. Më pas Pioli shtoi për të kaluarën e tij me verdheblutë:
“Sigurisht që kam kujtime pozitive. Ishte një eksperiencë shumë formuese për karrierën time, por në të njëjtën kohë e ndërlikuar sepse erdhëm nga një rënie kategorie. Në fund përfundoi me një keqardhje të vogël: me pak fat mund të kishim arritur diçka të rëndësishme”.
Për më tepër, trajneri nuk ka dyshime për funksionin pozitiv të asaj eksperience për karrierën e tij: “Unë them që skena në Modena, si dhe ajo e Parmës, ishin vërtet të komplikuara, por më lejuan të rritesha dhe të bëja një hap përpara në karrierë. Veshtiresite te forcojne”.