Pagesa nëpër dasma është shumë motivuese për këngëtarët. Shumat që marrin ata janë të mëdha marramendëse që nuk mund ta besoni edhe ju vet.
Por, a keni menduar ndonjëherë se cili nga këngëtarët tanë paguhet më së shumti. Portali ynë ju heq këtë dilemë duke ju treguar se për kë bëhet fjalë.
Kjo traditë duket se ekziston vetëm në trojet tona, ku shqiptarët nuk kursejnë aspak kur të vie puna te dasmat ose festat e fundvitit, gjithçka për ta bërë dasmën ose ahengun sa më të mirë e të veçant.
Shifrat jane marramendese. Andaj ne si portal informativ kemi hapur këtë pyetësorë për ju për të marë mendimin tuaj se cili nga këto 4 këngëtarë meriton cmimin prej 12 mijë Eurove për një natë në ndrrimin e viteve?
Pra Sinan Hoxha, Sinan Vllasaliu, Aurela Gaçe apo Eli Fara. Të katërt janë këngëtarë shumë të mirë dhe sigurisht që e meritojnë një pagesë të mirë nëpër dasma.
Atmosfera që krijon secili prej tyre është fantastike ndaj dhe jo më kot janë ndër më të paguarit në dasmat e shqiptarëve kudo në trojet tona.