Ky lojtar i Zvicrës i do shumë shqiptarët! Më parë mbrojti Taulantin, mbrëmë i doli në krah Granitit kundër serbëve

Embolo është treguar sërish “luan” për të mbrojtur “Xhakat” nga serbët. Disa vite më parë, një gjë e tillë kishte ndodhur me Taulant Xhakën. Teksa ishin pjesë e Bazelit, Taulant Xhaka do të godiste një lojtar serb.

E ndërsa i gjithë stafi i skuadrës po i kthehet mesfushorit shqiptar, Embolo doli për ta mbrojtur i vetëm duke i larguar të gjithë. Kjo skenë u përsërit edhe me Granit Xhakën dje kundër Serbisë.SHIH VIDEON

Embolo arriti që t’i largonte të gjithë lojtarët serbë nga Graniti duke e shpëtuar jo pak degradimin e situatës. Gjithashtu, pak vite më parë Embolo ka kërycer në ritmin e një kënge shqiptare me Granit Xhaken.SHIH VIDEON

Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Zvicra, u provokua vazhdimisht, por menaxhoi mirë situatat dhe në fund u shpall më i miri i ndeshjes.

Pas ndeshjesh Xhaka shmangu polemikat dhe foli vetëm për futboll, teksa paralajmëroi se Portugalia mund të jetë viktima e radhës e Zvicrës.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi edhe kundërshtari kishte elementë cilësorë. Megjithate u vendosëm mirë në fushë dhe fituam me meritë. Jemi të lumtur që jemi në 1/8-at dhe tani duhet të mendojmë për Portugalinë. Ndeshje e fortë, por kam besim se mund t’ia dalim”, u shpreh Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *