Përtej gjithë spektaklit të sportit, ky është mesazhi i vërtetë që i vlen të gjithë shqiptarëve. “…gjakun tim nuk e harroj kurrë. Jam Shqiptar…” Granit Xhaka, respekt!
Granit Xhaka, lindur në 27 shtator 1992 është një futbollist zvicerano-shqiptar që luan si mesfushor për Arsenalin dhe ekipin kombëtar të Zvicrës, kapiten i së cilës është.
I lindur në Zvicër nga prindër shqiptarë etnikë nga Kosova ai është vëllai më i vogël i Taulant Xhakës i cili është gjithashtu një futbollist profesionist.
Në vitin 2012, Granit Xhaka u përfshi në listën e futbollistëve më të mirë të lindur pas vitit 1991 të hartuar nga Don Balón.
Ai e filloi karrierën e tij futbollistike së bashku me vëllain e tij të madh Taulant Xhakën në akademinë e të rinjve Concordia Basel, përpara se të vazhdonte, përsëri së bashku me vëllain e tij, në akademinë e të rinjve të Baselit në vitin 2002.
Midis 2008 dhe 2010, ai luajti 37 ndeshje për U- 21 ekip i ekipit të Rhine, duke shënuar 11 gola. Sivjet po përjeton sezonin e tij më të mirë tek Arsenali.