E pyesin vetëm për Xhakën, lojtari i Zvicrës acarohet keq: Po vazhduat kështu, ja ku e keni derën…

Lojtari i Zvicrës, Freuler, ishte njeriu që i dha fitoren Kombëtares së tij kundër Serbisë. Ky futbollist është acaruar së tepërmi nga gazetarët pas ndeshjes. Të gjithë po e pyesnin Freuler vetëm për Granit Xhakën dhe situatat e tij me lojtarët serbë.

“Mua nuk më intereson politika, jam këtu vetëm për pyetje rreth futbollit. Nëse ka qoftë edhe një pyetje tjetër të tillë, mund të vazhdoni, ja ku është dera. Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, më thoni”, tha Freuler.SHIH VIDEON

Ashtu si edhe në Rusi, futbollistët shqiptarë të Zvicrës kanë pasur mbështetjen e gjithë ekipit. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin në kryeqendër të vëmendjes dje ndaj Serbisë, megjithëse ky i fundit, ishte disi më i qetë.

Mesfushori i Arsenalit i prishi sërish qetësinë kundërshtarëve të tij. Por në momentin që Xhaka ishte i qetë, ishte Manuel Akanji që mendoi të poshtëronte lojtarët serbë.

Gjatë momentit të festimit të Zvicrës pas ndeshjes, Akanji u jepte lamtumirën Serbisë që duhet të kthehet në shtëpi. Reagimi i tij është bërë viral në rrjetet sociale.

Tani Zvicra do të ndeshet të martën në orën 16:00 me orën tonë me Portugalinë e Cristiano Ronaldos për një biletë për në cerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *