Dh na ndaj grave dhe vajzave për fat të keq mbetet fenomen shqetësues. Shumë prej tyre kanë kurajo dhe denoncojnë. Shifra e urdhrave të mbrojtjes kalon 3000 persona në vit që me vendim gjyqësor duhet të mbrohen nga një familjar i dhunshëm, kryesisht burrë që ose nën efektin e alkoolit, ose për xhelozi, ose nga gjaknxehtësia sulmon njeriun e dashur të familjes.
Sakaq rasti i mëposhtëm tregon se është shumë e vështirë që zakonet e prapambetura të harrohen dhe të lejojnë çiftet e reja të ndërtojnë familje. Një 32-vjeçar që jeton në Paskuqan ka befasuar policinë me zakonet e prapambetura që kërkoi të respektoheshin pasi bashkëshortja refuzoi të lajë këmbët e vjehrrit. Gruaja i tha boll keqtrajtimit nga 32-vjeçari dhe sipas dosjes që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al, kërkoi ndërhyrjen e oficerëve të policisë (komisariati numër 5).
Rasti i dh nës ekstreme të kryer nga i riu kulmoi mbas refuzimit të të resë e cila nuk pranoi ti shërbejë vjehrrit sipas rregullave të caktuara në familjen dibrane që është zhvendosur dhe jeton prej vitesh në periferi të Tiranës.
“Kam ardhur me pushime prej dy-tre javësh së bashku me tim shoq dhe fëmijët dhe u vendosëm tek prindërit e tij në Paskuqan”, e nisi rrëfimin e reja. Para policisë ajo tregon me detaje se i shoqi nuk ishte ndarë nga prindërit që ajo i respektonte sa herë kthehej në Shqipëri.
“Që ditën e parë vjehrri më urdhëroi që unë ti shërbeja. Më kërkoi ti jepja ujë dhe i dhashë. Më kërkoi të bëja gati ushqimin dhe pa asnjë problem gatova. Më kërkoi ti laja këmbët dhe një gjë të tillë në mënyrë absolute nuk pranova ta bëj. Ai filloi të bërtasë”, përmend e reja e cila thotë se ishte ndjerë e poshtëruar nga kjo kërkesë që në familjen e të shoqit ishte shenjë ku nusja duhet të tregonte respekt sipas zakoneve. Gruaja thotë se kishte dëgjuar për këtë zakon, por nuk pajtohej me larjen e këmbëve. Ky refuzim i saj i solli debate me bashkëshortin që i është lutur të bindet.
“Aty ndërhyri vjehrri dhe nisi të ushtrojë dh në psikologjike dhe fizike. Edhe im shoq nisi dh nën fizike kur pa që reagova. Më kapën për flokësh dhe krahësh dhe më qëlluan me shpulla. Im shoq befas më vuri duar të fyt dhe më tha “do të v as”. Kjo skenë e tm rrshme për nënën e dy fëmijëve është ndërprerë nga një i afërm që kur ka dëgjuar të bërtiturat , i ka ndarë nga kacafytja. Nusja e re ka vrapuar për në dhomën e gjumit ku mbasi e ka mbyllur me çelës, ka telefonuar direkt Policinë. Vjehrri fiku energjinë elektrike dhe ndërpreu internetin që mos të kisha komunikime jashtë mureve, por unë e realizova telefonatën me Policinë,”- thotë më tej gruaja./ GazetaSi