Dy ndeshjet e fundit te grupit te fundit te Boterorit po luhen sonte dhe do te plotesohet kuadri i te gjitha
skuadrave te kualifikuara dhe atyre te eliminuara nga Boterori ne Katar.
Ne fushe jane Brazil, Zvicer, Serbi dhe Kamerun. Brazili perballet me Kamerunin teksa ekipi i Tite eshte kualifikuar, ndersa Serbia do te perballet me Zvicren ne nje ndeshje “finale”…
Pjesa e pare mes Brazil dhe Kamerun eshte mbyllur pa gola 0-0, ndersa ka pasur plot 4 gola te Serbi-Zvicer,
me skuadren helvete qe ka kaluar e para ne avantazh me Shaqirin por me pas ka pesuar dy gola nga Mitrovic
dhe Vlahovic deri kur Embolo ka gjetur 2-2. Ndeshje e hapur kjo por barazimi i shkon per shtat Zvicres…
Nderkohe, me golin e shenuar sot ndaj Serbise, Shaqiri është një nga tre lojtarët që kanë shënuar në secilin
nga tre turnetë e fundit të Kupës së Botës – të tjerët janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Cfare arritje per
shqiptarin!
Ai festoi duke ju thënë të “heshtnin” apo të mbyllnin gojën, pas gjithë atyre që janë thënë dhe stërthënë për të dhe Xhakën këto ditë.Gjesti i Shaqirit pas golit ka revoltuar serbët që janë vërsulur si zakonisht në rrjetet sociale dhe nuk e kanë pritur mirë këtë reagim.
– Xherdan Shaqiri, ashtu si ne Rusi 2018 i tregon target Serbise duke shenuar gol te bukur teksa gjithcka u ndertua nga Rodriguez ne krahun e djathte te sulmit me krosim dhe topi qe me pas do te perfundoje te kembet e shqiptarit qe do te shenoje. Gishti te goja duke heshtur tifozerine serbe dhe targa e treguar…