Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë nisen në vendin e Shenjtë! Më parë ishte edhe Veliaj

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, janë nisur drejt Selisë së Shenjtë në Vatikan, për t’u takuar me Papa Françeskun. Kreu i lartë i shtetit shqiptarë dhe bashkëshortja e tij, do të priten me audiencë të veçantë nga Papa.

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Presidenti Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Më herët Papa Françesku është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë, Veliaj i cili e njohu atë me lajmin për ndërtimin e faltores së shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.

Ndërkohë, Ati i Shenjtë vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në Ditën e Pavarësisë ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme vendore janë mundësi për të demonstruar bashkëpunim dhe përgjegjshmëri politike e institucionale.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë në Pallatin Presidencial, Begaj u shpreh se në interes të kombit dhe të ardhmes së vendit fton aktorët politikë dhe institucionalë por dhe shoqëritë civile dhe mediat, si dhe çdo shqiptar që ti përkushtohet vizionit për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *