Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Granit Xhaka u përlesh me ekipin serb në fund të ndeshjes dhe ua dërgoi një “mesazh” bankës rezervë.Për këto gjeste, mediumi serb, Kurir e ka quajtur Xhakën si provokatorin më të madh në botë.
Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Granit Xhaka e ka dëshmuar edhe një herë tjetër pse është një lider dhe kapiten i padiskutueshëm. Mesfushori i Arsenalit pas ndeshjes e ka veshur fanellën e Ardon Jasharit, shqiptarit tjetër që është pjesë e Zvicrës.
Për Jasharin nuk kishte minuta as sonte, teksa Xhaka vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në çdo ndeshje. Edhe Shaqiri bëri një ndeshje të madhe sonte.
Në fazën e 1/16 zvicra do ketë përballë një kundërshtar shumë të fortë si Portugalia e Ronaldos, por ky Botëror ka treguar që s’ka më ekipe të vogla dhe të mëdha.