Pas asaj që iu bëri në fushë, Xhaka nuk ndalet! I çmênd akoma dhe më shumë serbët me fanellën që veshi pas ndeshjes

Granit Xhaka vazhdon të jetë protagonisti kryesor i kualifikimit të Zvicrës, pasi kjo e fundit sot mposhti Serbinë 3:2. Ylli nga Kosova përçoi një mesazh të llojit të vet duke veshur fanellën e bashkëlojtarit shqiptar veç pse shkruan Jashari.

Ishte në mesin e shumë rrëmujave që u krijuan në fushë, por në çdo duel mesfushori shqiptar GranitXhaka doli fitimtar ndaj lojtarëve serbë.

Për fund, ai ia dhuroi një moment gëzimi vetes, duke përçuar një mesazh më shumë se simbolikë në momentin e shkrepjes së fotografisë të ekipit kombëtar helvet me rastin e festimit të kualifikimit.

Kësisoj, Granit Xhaka veshi fanellën e mesfushorit Ardon Jashari pikërisht për shkak të asaj çfarë simbolizon ky mbiemër për shqiptarët dhe për vetë historinë që është akoma e freskët.

Nderkohe ë rrugët e kryeqytetit të Kosovës ka nisur festa e qytetarëve pasi Zvicra e yjeve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – arriti sërish ta mposhtë Serbinë, për ta siguruar kështu kualifikimin në fazën e mëtejme.

Ndeshja e dytë, historia e njëjtë. Zvicra mposhti Serbinë, sërish me shqiptarët që ishin protagonistë absolutë në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *