Serbia dhe Zvicra e kanë mbyllur pjesën e parë në barazim 2-2 në një sfidë shumë emocionuese ashtu sic pritej
ne fakt.
19′ GOOOOOL ZVICRA 0-1/ Shënon Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare çon peshë zemrat e tifozëve helvetë. Pas asistit të Sou, futbollisti godet saktë duke përshëndetur rrjetën.
26′ – Zgjat pak avantazhi i helvetëve, pasi Mitrovis ndëshkon me kokë portierin Sommer. 35′ – Shaqiri humb topin në mesfushë, me serbët që kundërsulmojnë me shpejtësi, dukë shënuar golin e dytë me Vlahovicin, 2-1.
44′ – Nuk kanë fund emocionet në stadiumin e Dohas, Embolo barazon rezultatin, 2-2. Pjesa e pare mbyllet ne shifrat 2-2. Me këtë rezultat kualifikohet Zvicra.
Helvetikët të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe super ylli Xherdan Shaqiri janë duke kërkuar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës.
Zvicra deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka marrë një fitore e një humbje dhe zë vendin e dytë në grup me tre pikë të tubuara, tre më pak se Brazili lider dhe dy më shumë se Kameruni e Serbia.
Në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin 974, Zvicra synon të mos mposhtet, pasi edhe barazimi do t’i kryej punë për të kapur vendin e dytë në grup.